Nisin prishjet në pikën turistike të Drilonit për parkun ujor Drilon-Tushemisht

Nisin prishjet në pikën turistike të Drilonit për parkun ujor Drilon-Tushemisht

09:25, 19/12/2023
A+ Aa A-

Sipas të dhënave po prishen disa objekte të ndërtuara ndër vite me struktura betoni dhe ura mbi ujërat dhe disa objekte të tjera të vjetra që janë parashikuar të mos jenë më në këtë zonë turistike.

Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake Pogradec ka nisur ditën e djeshme dhe pritet të vijojë edhe nesër me disa objekte të tjera në Tushemisht.

Në këtë aksion është pjesë mbështetëse edhe Policia e shtetit.

Nuk ka pasur rezistencë nga pronarët pasi ishin njoftuar më herët për prishje vullnetare. Sipas të dhënave prishja e tyre i hap rrugë zbatimit më të shpejtë të projektit për të cilin këto ndërtime ishin bërë pengesë prej muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco