VIDEO/ Makina bie në humnerë në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona

10:41, 18/12/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit duke shënuar dy viktima.

Sipas njoftimit të policisë makina ka rënë në humnerë.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.     

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Image

Vijon...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco