Paralizohet qarkullimi në Elbasan, makinat mbi 15 km në radhë, policia inekzistente

Paralizohet qarkullimi në Elbasan, makinat mbi 15 km në radhë, policia inekzistente

18:45, 10/12/2023
A+ Aa A-

Hyrja e Elbasanit është bllokuar një trafik i tejet i rënduar.

Qytetarët kanë qëndruar me orë të tëra në trafik ku makinat presin në radhë të gjatë prej 15 kilometrash.

Trafiku nis nga dalja e Librazhdit e deri në fshatin Bradashesh. Ndërkohë, mësohet se asnjë efektiv policie nuk është në terren për zhbllokimin e situatës.

Drejtuesit e automjeteve janë shprehur të irrituar, ndërkohë që edhe moti është në kushte të këqija.

Trafiku i rënduar në hyrje të Elbasanit nuk është nga ndonjë aksident, por për shkak të keqmenaxhimit të situatës së qarkullimit rrugor.

Ndërkohë që ka reaguar edhe policia, duke pretenduar se është në terren. 

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës.

Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit. 

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim. 

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve. 

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco