Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Obot, banorët në 'alert' për përmbytjet: Nuk janë marrë masa ende

17:18, 10/12/2023
A+ Aa A-

Banorët e Obotit në Shkodër, ndihen të rrezikuar nga përmbytjet për shkak të reshjeve që sjell stina e dimrit. Sipas banorëve, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të evituar rrezikun e përmbytjeve.

SYRI TV

Pavarësisht reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit situata në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit paraqitet e qetë deri më tani sa i përket përmbytjeve.

Megjithatë kryetari i fshatit Gregor Pemaj thotë se frika nga përmbytjet është prezente, ndaj kërkon që institucionet përgjegjëse të menaxhojnë situatën për të parandaluar ndonjë përmbytje të mundshme.

Pemaj shprehet se institucionet përgjegjëse e kanë lënë në harresë prej vitesh fshatin Obot….

Fshati Obot në njësinë administrative Ana e Malit është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet vitet e kaluara, duke shkaktuar dëmë të mëdha tek banorët. Këto dëme sipas banorëve nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë siç duhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco