Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

SYRI TV/ ‘Unaza e Madhe’ lë në qiell të hapur banorët, Besnik Sefa rrëfen dramën e familjes së tij

17:15, 10/12/2023
A+ Aa A-

Qindra banesa të shembura nga projekti i Unazës së Madhe kanë lënë shumë familje e banorë të pastrehë, ndërsa ky akt çnjerëzor ka ringjallur edhe plagën e emigrimit për arsye ekonomike dhe pasiguri shoqërore. Një nga banorët e Laprakës që është prekur nga ky projekt, Besnik Sefa, tregon me lot në sy tragjedinë e familjes së tij, ku të dy prindërit i humbën jetën pas përjetimeve të hidhura, ndërsa pas shembjes së shtëpisë i biri u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë, po ka humbur edhe kontaktet me familjen.

SYRI TV

Projekti i Unazës së Madhe ku deri më tani janë shembur mbi 600 banesa,  pavarësisht plagës ekonomike që ka shkaktuar duke lënë qindra banorë të pastrehë, tashmë po ringjall një nga plagët më të vjetra të shoqërisë sonë, atë të emigrimit për arsye ekonomike dhe pasiguri shoqërore. Të gjendur pa strehë dhe pa asnjë zgjidhje nga qeveria dhe bashkia Tiranë, të rinjtë e këtyre familjeve janë detyruar të arratisen jashtë shtetit për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për mbijetesë.

Një situatë e tillë dramatike ka përfshirë edhe familjen Sefa në zonën e Laprakës. Kryefamiljari Besnik Sefa, tregon vendin ku ka qenë banesa e tij, teksa me lot në sy rrëfen se i biri adoleshent është arratisur nga Shqipëria pas shembjes së shtëpisë dhe ai nuk di as në cilin vend të Evropës apo botës ka përfunduar djali. Hera e fundit që e ka parë ka qenë në këtë video të shpërndarë nga autoritetet e Floridës, ku është kapur si emigrant i paligjshëm.

Ashtu i përlotur, Besniku tregon tragjedinë që ka përfshirë familjen e tij, ku brenda fare pak ditësh dy prindërit humbën jetën pas përjetimeve të hidhura nga shembja e banesës ku jetuan prej shumë vitesh.

Ai akuzon qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës për aktet çnjerezore të ndërmarra ndaj familjes së tij, ku tashmë kanë mbetur në mëshirë të fatit dhe nuk shohin asnjë të ardhme në Shqipëri.

Dhjetëra familje në këtë zonë, të cilët kishin një objekt që shërbente si banesë por edhe si aktivitet tregtar, aktualisht janë të papunë. Autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të zvogëluar dëmin që u shkaktohet familjarëve që sot janë në qiell të hapur, të detyruar të paguajnë vetë edhe për qiranë e strehimit.

Gaz: F. Çela, Op: S. Goga, Mont: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco