Aksioni 'fake' i SPAK për inceneratorin e Tiranës, arreston 'të arrestuarit', shumica e të cilëve janë në burg për Fierin

Aksioni 'fake' i SPAK për inceneratorin e Tiranës, arreston 'të arrestuarit', shumica e të cilëve janë në burg për Fierin

16:15, 10/12/2023
A+ Aa A-

Aksioni i fundit i SPAK për inceneratorin e Tiranës rezulton një aksion 'fake' pasi shumica e urdhër-arresteve janë tashmë të ekzekutuar dhe personat janë në burg ose arrest shtëpie për inceneratorin e Fierit. Në pamundësi për të xjerrë një urdhër-arresti për autorin e vërtetë të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajn, i cili ka firmosur me dorën e tij, më shumë se njëherë, në kundërshtim me ligjin për këtë mega-vjedhje, SPAK vijon sillet rrotull duke sajuar aksione për show.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka pompuar përmes mediave dhe gazetarëve pranë saj, të cilët i përdor për PR të "hetimeve" publike në studiot e televizioneve, se ka nisur një operacion arrestimesh, për zyrtarë që lidhen me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Sipas informacioneve janë lëshuar urdhër-arreste për 15 persona, nga të cilët pjesa më e madhe e të cilëve, siç cekëm më lart, kanë në fuqi masa sigurimi “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”.

Në pesëmbëdhjetë urdhër-arrestet mungon emri kryesor i dyshuar për skandalin 420 milionë euro plus të landfillit të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj është personi që ka firmosur që kjo aferë korrutive të zgjasë 30 vite (PPP) dhe të ketë një vjedhje të rrjedhëshme në vlerën e rreth 1 miliardë eurove deri në fund.

Më poshtë lista e aksionit fake të SPAK ku evidentohet qartë se shumica janë në burg ose arrest shtëpie për inceneratorin e Firerit dhe Elbasanit:

1. Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, i burgosur prej dhjetorit të vitit 2021 dhe i shpallur fajtor e dënuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

2. Alqi Bllako, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, i burgosur nga Prilli 2022, i shpallur fajtor për aferën e inceneratorit të Fierit dhe i pafajshëm për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

3. Pëllumb Abeshi, ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, i dënuar me burgim për aferën e inceneratorit të Fierit.

4. Mirel Mërtiri, “bosi” në hije i inceneratorëve, i shpallur në kërkim dhe i dënuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

5. Klodian Zoto, pronari në dukje i inceneratorit të Fierit, i shpallur në kërkim, i dënuar për aferën e Elbasanit dhe të Fierit.

6. Erjon Murataj, ish-zyrtar në Bashkinë Fier, nën masë sigurimi që prej aferës së inceneratorit Fier.

Emra të rinj në listën e personave, ndaj të cilët janë vendosur masat “arrest me burg” janë:

7. Taulant Tushe, drejtor i infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës.

8. Namik Simixhiu, ish-zyrtar në Ministrinë e Mjedisit

9. Jetmir Llapaj

Ndërkohë, janë vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” disa ish-zyrtare, të cilat gjithashtu kanë qenë nën këtë masë edhe më herët.

10. Etleva Kondi, ish-zyrtare e lartë në Ministrinë e Mjedisit dhe në Ministrinë e Infrastrukturës, ndaj të cilën ka në fuqi një masë sigurimi “arrest në shtëpi” për aferën e inceneratorit të Fierit

11. Valbona Ballgjini dhe Sidita Kola janë gjithashtu pjesë e dosjes së aferës së inceneratorit të Fierit.

Nga ana tjetër, emrat e rinj të listës së “inceneratorit të Tiranës” janë  Alba Thoma, Sidita Kopliku dhe Sidita Tola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco