SYRI TV/ 5 persona u futën në banesën e familjes Hima, 2 prej tyre me ‘Kallashnikovë’, kamerat fiksuan autorët

15:30, 10/12/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja zbardhen nga dhunimi i banesës në fshatin Prush ku pati dhe të shtëna me armë zjarri. 10 persona janë shoqëruar për tu pyetur nga policia, ndërsa askujt deri tani nuk i është komunikuar akuzë. 5 të rinj dyshohet se terrorizuan familjen Hima, ku prezent ishin edhe fëmijë të mitur. Madje ishte njëri prej këtyre të fundit që lajmëroi policinë, e me mbërritjen e bluve nisi edhe shkëmbimi i zjarrit.

Syri tv

Para apo sende me vlerë, ende nuk është përcaktuar se cili ishte qëllimi i grabitësve që dhunuan të shtunën në mbrëmje banesën e Gani Himës në Prush të Tiranës, një godinë dy katëshe e rrethuar e gjitha me kangjella.

Grabitësit arritën të futeshin në ambientet e brendshme të banesës, ku ndodheshin një çift të moshuarish dhe nipërit e tyre të mitur, duke mos i kursyer as këta të fundit nga kërcënimet e terrori.

Njëri prej tyre arriti të dalë nga banesa dhe të njoftonte policinë. Një patrullë e ndodhur në zonë mbërrin për pak minuta. Grabitësit konstatuan fenelinat e bluve të Komisariatit nr 6 dhe tentuan të largoheshin, ku të dhënat paraprake tregojnë se ishin 5 persona, të gjithë të maskuar, dhe të paktën 2 prej tyre të armatosur. Këta të fundit kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të patrullës së policisë, e cila i është kundërpërgjigjur po me zjarr. Grupi ndahet, dy prej tyre largohen përmes një zonë malore e të pyllëzuar duke shtënë,

Ndërsa 3 të tjerët futen në makinën tip audi e bardhë me targa të dublikuara. Në tentativë për të ikur ndeshën rezistencën e dy punonjësve të policisë ku njëri prej uniformave blu u përplas nga makina e autorëve që arritën të largoheshin pa gjurmë. Banesa e familjes Hima disponon disa kamera sigurie të cilat kanë fiksuar disa prej këtyre momenteve ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbetur prova, si gëzhoja fishekësh dhe levat që mbanin autorët për të kryer grabitjen.

Policia po skanon disa emra me precedent të mëparshëm duke shoqëruar 10 prej tyre, por ende nuk ka persona konkret që ti jetë komunikuar akuzë apo të provohet përfshirja. Syri Tv komunikoi me anëtarët e familjes Hima, të cilët thonë se nuk kanë asgjë për të ndarë me median, pasi është çështje që po merret policia. Kjo e fundit, nuk përjashton mundësinë që pjesë e grupit të kenë qenë edhe persona që kanë patur informacione për familjen në fjalë apo që kanë ndihmuar në planifikimin e grabitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco