‘Ulu policia’/ Grabitësit u futën në banesën ku ishin të moshuarit, fqinjët lajmëruan policinë

21:24, 09/12/2023
A+ Aa A-

Në videon e mesiperme është banesa që u tentua të grabitej mbrëmjen e sotme nga tre persona të armatosur me armë zjarri.

Brenda saj kanë qenë dy të moshuar.

Grabitësit sapo kanë hyrë në banesë dhe janë prezantuar si policia dhe i kanë thënë të moshuarve ‘ulu policia’ dhe më pas kanë filluar grabitjen.

Grabitja brenda banesës nuk ka zgjatur për shumë minuta, për shkak se fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe kanë njoftuar policinë.

Ende nuk dihet se çfarë kanë grabitur në banesë pasi dy të moshuarit janë ende te tronditur nga ngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco