Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Burg për Gëzim Çelën/ Gjykata në Ferizaj cakton 40 ditë paraburgim

Burg për Gëzim Çelën/ Gjykata në Ferizaj cakton 40 ditë paraburgim

17:37, 09/12/2023
A+ Aa A-

i arrestuar në Ferizaj Gëzim Çela, do te qendroje per 40 dite ne burg ne pritje te ekstradimit ne Shqiperi. Keshtu vendosi Gjykata e Ferizajt. I shumëkërkuar nga drejtësia prej disa vitesh, 55 vjecari u vu në pranga gjatë operacionit policor 'Fundi i trishtë' që ka aktivizuar policinë e shtetit, atë kosovare dhe agjenci të huaja ligjzbatuese.

Gëzim Çela ishte fshehur në një fshat të Vitisë, në një banesë të ofruar nga një shtetas kosovar. Në momentin e arrestimit ai ishte në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit në banesën ku ai strehohej, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik me 15 fishekë. Ish punonjësi i policisë ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. 

Çela ishte i shpallur në kërkim edhe nga Interpol Tirana pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale të trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpol Roma, Itali, pasi në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet heqje lirie për shfrytëzim prostitucioni dhe organizator të migrimit illegal.

Gëzim Çela ka qenë në detyrën e oficerit të Forcave Speciale përpara viteve 1997.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco