Publikohet një foto e Laert Haxhiut nga burgu në Greqi

Publikohet një foto e Laert Haxhiut nga burgu në Greqi

16:21, 09/12/2023
A+ Aa A-

Është publikuar për herë të parë një foto e Laert Haxhiut në burgun grek në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë. Ai u arrestua në muajin Maj të këtij vitit në Janinë, ku strehohej prej kohësh.

Image

Për t’i shpëtuar arrestimit, Laert Haxhiu përdorte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Prangosja e tij u bë pas informacioneve të marra nga nga policia shqiptare e cila ia ka përcjellë më pas homologeve grekë.

Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.

GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017.

Pas dëshmive të Artan (Marjus) Tafanit, Laert Haxhiu akuzohet si autor i vrasjeve të:

             Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 në Athinë

             Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021 në Korçë

             Çajup Selimit, 1 Qershor 2021 në Tepelenë

             Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 në Athinë

             Alban Semakut, 17 Tetor 2021 në Peqin

             Albi Bashaliut, 27 Dhjetor 2021 në Elbasan

Si dhe një sërë krimesh të tjera si shpërthime me tritol, tentativë vrasje dhe gjobvënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco