Shkëputja e masivit shkëmbor në Krujë rrezikon disa banesa

Shkëputja e masivit shkëmbor në Krujë rrezikon disa banesa

15:41, 09/12/2023
A+ Aa A-

Shirat e javëve të fundit kanë sjellë rrëshqitje të gurëve në fshatin Kurcaj në Malësinë e Krujës. Masive shkëmbore të shkëputura nga mali rrezikojnë disa banesa. Rrëshqitja e gurëve ka rrezikuar disa familje në fshatin Kurçaj në malësinë e Krujës

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu gjatë javëve të fundit, masive shkëmbore janë shkëputur nga mali, duke rrezikuar banesat, ndërsa kanë bllokuar edhe rrugën e fshatit. Një banor tregon momentet e ankthit, sesi familja e tij shpëtoi nga një tragjedi e mundshme, teksa një gur i përmasave të mëdha ra pranë banesës.

“Dëgjova zhurmën e gurit. U thirra familjarëve, a janë gjallë. Dola pashë gurin e madh në oborr. Dola jashtë se kisha frikë mos binte ndonjë tjetër. Pas kësaj njoftova menjëherë njësinë bashkiake. Unë nuk mund ta largoj gurin. Duhen specialistë.”, tha banori.

“U shemb shkëmbi, ka tre ditë. Mund të hiqet me matrapik. 6 familje të izoluara.”, shtoi ai. Bashkia e Krujës është njohur me situatën, ndërsa kërkohet ndërhyrje me mjete të mëdha për copëtimin e gurëve dhe largimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco