Ujdia Rama-Veliaj-SPAK, 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, por drejtësia 'harron' Veliajn

Ujdia Rama-Veliaj-SPAK, 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, por drejtësia 'harron' Veliajn

20:53, 08/12/2023
A+ Aa A-

Rama – Veliaj dhe SAPK duket se kanë arritur një ujdi për t’ia ngecur mega-aferën 120-milionë eurosh vartësve të Erion Veliajt. 

Urdhër-arrestet, edhe pse nuk janë ende të konfirmuara, duket si një skemë e mirëorganizuar e organeve të drejtësisë pas një marrëveshje mes Ramës dhe Veliajt, pasi nëse SPAK do të arrestonte Veliaj si njeri që ka firmosur vetë në emër të Këshillit Bashkiak do të shkonte, domosdoshmërisht, te përgjegjësi tjetër i vërtetë i aferës që është Edi Rama.

I gjendur në këto kushte, Rama ka bërë marrëveshje me Veliajn dhe të dy së bashku kanë urdhëruar veglën e tyre të partisë, SPAK, që të marrë vartësit e këtij të fundit në bashki dhe afera korruptive e shekullit t’u varet në qafë atyre dhe jo autorëve të vërtetë.

SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, 4 prej të cilëve janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme. Burime për Syrin bëjne me dije se urdhër-arreste për janë dhënë për Lefter Kokën (i dënuar me burg nga GJKKO), Alqi Bllakon (i dënuar nga GJKKO), Klodian Zoton, Mirel Mërtirin si dhe Taulant Tushën, drejtor i Infrastrukturës në bashkinë Tiranës.

Për disa prej tyre është caktuar ‘arrest shtëpie’ dhe për disa të tjerë ‘arrest me burg’. Operacioni është në vijim.

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale". 

Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e inceneratorit të Tiranës.

Ndërsa për Elbasanin dhe Fierin, në gjykatë po gjykohen ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish deputeti i PS-së Alqi Bllako. Gjithashtu SPAK po heton dhe rolin e ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj në dhënien e këtyre tre inceneratorëve dy biznesmenëve, të shpallur në kërkim. Edhe ndaj Arben Ahmetajt është firmosur urdhërarresti por ende nuk është ekzekutuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Lista e plotë:

Lefter Koka, Alqi Bllakon, në burg, 

Mirel Mërtirin, Klodian Zoton kërkim, 

Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj, arrestuar.

Arrest shtëpie

Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Arben Ahmetaj në kërkim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco