VIDEO/ Drejtori i Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë abuzon me biznesin. Restoranti fiton gjyqin

20:51, 08/12/2023
A+ Aa A-

 

Lehtësirat fiskale qe aplikohen prej shume vitesh ne Shqipëri, kane bere qe ne vendin tone, te ushtrojnë biznes një numër shume i madh shtetasish italiane.

Mes tyre prej pese vitesh, ka zbuluar Shqipërinë edhe Salvatore Zagaria, nje 42 vjeçar nga Caserta. Ai ka hapur dy restorant - piceri, njërën ne Tirane pranë Parkut Olimpik dhe tjetrën ne Golem te Kavajës.

Restorantet e Salvatores, janë bere një pike takimi për qindra italiane rezidentë ne Shqipëri, por edhe për shqiptaret e shumte qe preferojnë picat dhe kuzhinën napolitane.

Paralel me punën e pandërprere për ngritjen e biznesit, Salvatore tregon se ne këto pese vite ka qene gjithmonë korrekt me zbatimin e ligjit dhe shlyerjen e çdo detyrimi ndaj shtetit, edhe kur ky i fundit i ka shkaktuar probleme

‘Qe nga viti 2018 nga institucioni i taksave te bashkise Tirane, ka ardhur një grup kontrolli i cili ka pretenduar qe veranda e picerisë ‘Bella Napoli’ është prone publike, dhe si e tille duhet te paguaje taksen referuar hapësirës dhe zonës ne te cilën ndodhet piceria.’

Por ky diskutim nuk duhej te vlente aspak për rastin e kësaj verande. Sepse bazuar ne dokumentet qe disponon pronari i ambientit qe Salvatore e ka marre me qera, veranda është prone private. Pavarësisht kësaj, për te qene korrekt me ligjin biznesmeni italian, ka bere pagesa te rregullta vjetore ne tatim taksa, qe sipas vlerësimit te eksperteve te bashkise, është ne shumën prej 252 mije leke te reja. Kjo për pese vite me radhe qe nga 2019. Njëkohësisht me shlyerjen e rregullt te detyrimit, duke u njohur me faktin qe kjo hapësire verande është prone private, Salvatore nis një seri ankesash ne drejtorinë e tatim taksave te bashkise. Por keto ankesa, te shoqëruara gjithmonë me dokumente, nuk ndryshojnë asgjë, dhe shkresat për taksen e hapësirës, e cila, e theksojmë, nuk ishte asnjëherë e bashkise Tirane, kane vijuar te vijnë rregullisht.

Ne këto kushte, ne dëshpërim për çfarë po ndodhte, Salvatore i drejtohet gjykatës, e cila me vendimin nr. 1593 te datës 16 Qershor 2023 i jep te drejte atij.

Kujtojmë qe ky vendim ka marre forme te prere, dhe si i tille nuk mund te ankimohej nga askush, por duhej te zbatohej menjëherë. Por nuk e ka menduar kështu zoti Arli Naska, drejtor i drejtorisë se Taksave dhe Tarifave Vendore Tirane, i cili njëkohësisht me ecurinë e këtij gjyqi te cilin me pas e humbi, ka lëshuar detyrimet tatimore te picerisë ‘Bella Napoli’, për vitin 2023. Madje duke insistuar me shkresa edhe disa muaj pas vendimit te gjykatës.

Pra, për ta sqaruar mire, humbet një gjyq për taksim te padrejte, dhe me pas bën një tjetër taksim te padrejte. Kjo nuk quhet më takse, por pico. Njëlloj si gjobat e mafias.

Shkresa me detyrimin vjetor te këtij viti prej 252 mije leke te reja, ishte ngarkuar ne sistem me datën 12 Janar, me numër protokolli 803.

Pasi njihet me këtë shkrese te radhës, shtetasi italian, bën ankimim administrativ, duke ndjekur me përpikmëri ligjet e shtetit shqiptar. Salvatore kërkon nga Komisioni i Apelimit Administrativ, revokimin e ketij akti nr. 803 te 12 Janarit, me pretendimin e bazuar ne dokumente se sipërfaqja e taksuar padrejtësisht është hapësire private dhe jo publike. Por paralelisht, edhe drejtori Naska bën lëvizjet e tij. Me 24 Shkurt 2023, ai i nis nje shkrese komisionit te apelimit, duke vene ne dijeni edhe pronarin italian te picerisë. Ne këtë shkrese ai

informon komisionin se drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tirane, shprehet e gatshme se do te zbatoje vendimet e gjykatave te RSH, sapo ato te marrin forme ligjore.

Kjo shkrese qe sapo ju treguam, mban datën 24 shkurt dhe ka numër protokolli 7793. Ne ketë shkrese, sipërfaqja e deklaruar e hapësirës për te cilën nga drejtori Naska këmbëngulej se ishte e taksueshme, është 28 m2. Ndërsa njoftimi i detyrimit tatimor me firmën drejtorit Arli Naska, i lëshuar me datën 24 Shkurt 2023. Pra ne te njëjtën date me shkresën qe ju kemi cituar me sipër.

Ne një dite te vetme pune, ne drejtorinë e taksave dhe tarifave vendore te një qyteti ne RSH, nga mëngjesi deri ne mbyllje te orarit zyrtar, janë nënshkruar plot 95,966 shkresa zyrtare te protokolluara. Për ta bere krejt te qarte. Një punonjës i administratës shtetërore, bën çdo dite mesatarisht 8 ore pune, ose 480 minuta, ose 28 800 sekonda. Nisur nga shkresat qe ne disponojmë, rezulton qe me datën 24 Shkurt 2023, zyra e protokollit te Drejtorisë se taksave dhe tarifave vendore ne bashkine Tirane, te ketë protokolluar tre shkresa ne sekonde.

Dhe kjo ndodh ne administratën shtetërore, ku numrat e protokollit dhe datat e shkresave duhej te ishin elemente qe evitojnë shkeljet nga persona qe abuzojnë me pushtetin, si ne këtë rast, me protagonist drejtorin Arli Naska.

Por mos mendoni se mbaron këtu. Ju kemi treguar vetëm majën e ajsbergut. Tani shohim se çfarë thotë shkresa e famshme me një numër protokolli gjashte shifror, qe nuk korrespondon aspak me protokollin normal te një dite pune ne këtë drejtori.

Detyrimi tatimor i vitit 2023 për picerinë ‘Bella Napoli’ ndryshohet nga 252 mije leke te reja ne 668 mije e 900 leke te reja, rreth 400 mije leke me shume nga sa ishte deklaruar vetëm një muaj me pare. Sepse si me magji, sipërfaqja e verandës është bere me e madhe. Nga 20 m2 metër katror ne 63 metër katror. Po ky nuk ishte një lapsus, por një truk i mirëmenduar, pasi vetem mbi 5 milion leke i padituri mund ta dërgoje çështjen ne gjykatën e apelit administrativ. Dhe mendja shume e djallëzuar e drejtorit Arli Naska bashke me ekspertet perreth tij, kane menduar qe kjo djallëzi do ta lodhte biznesmenin Italian, pasi ne kolapsin e sistemit te drejtësisë një gjyq i tille administrativ parashikohet te shkoje nga 5 deri ne 7 vjet.

Ne keto kushte Salvatore do te duhet te paguaje çdo vit rreth 6 milion leke, derisa kjo çështje te marre drejtim. Dhe mos harrojmë qe për çdo vit pagese, llogaria është plus pese deri 7 vite te vendimit te gjykatës se Apelit.

Ka edhe diçka interesante ne këtë histori. Shkresa e dyte e datës 24 Shkurt 2023, e cila mban numrin kilometrik te protokollit me gjashte shifra, i ka mbërritur subjektit ‘Bella Napoli’, me datën 23 nëntor 2023, pra nëntë muaj pasi është protokolluar. Se ku ka fjetur kjo shkrese për gati një vit, atë mund ta dije vetëm drejtori Arli Naska.

Por ky i fundit nuk jep asnjë argument ligjor për të gjithë këtë padrejtësi që po i bën këtij restoranti.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco