Në kërkim për trafik ndërkombëtar droge/ Gëzim Çela arrestohet në Kosovë

Në kërkim për trafik ndërkombëtar droge/ Gëzim Çela arrestohet në Kosovë

19:11, 08/12/2023
A+ Aa A-

Gëzim Çela, i shpallur në kërkim për operacionin “Flakë në det” nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Kosovë. Ai u vu në pranga gjatë një aksioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë së Kosovës.

Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit “Flakë në det”, për rastin e trafikut dhe shkëmbimit të hashashit me kokainë në mes të detit. 

Çela ishte në arrati që prej vitit 2014 kur u zbulua laboratori i heroinës në Fushë Kuqe, por vijonte aktivitetin e drogës edhe gjatë këtyre viteve.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë. Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa. Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.

Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia rrethoi shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco