EMRI/ Do trafikonte 7 ton kokainë/ Kush është shqiptari i arratisur

EMRI/ Do trafikonte 7 ton kokainë/ Kush është shqiptari i arratisur

10:26, 08/12/2023
A+ Aa A-

Dorian Petoku, i njohur si ‘mbreti’ i trafikut të drogës, është arratisur nga qendra e rehabilitimit spitalor në Provincën e Napolit.

Sipas medias italiane La Repubblica, arratisja ka ndodhur një javë më parë.

‘Mbreti’ i narkotikëve ishte transferuar në qendrën e rehabilitimit të Nolës me anë të një certifikate mjekësore.

34-vjeçari shqiptar nuk është një kriminel ‘i zakonshëm’ për autoritetet italiane. I dënuar me 12 vite burg për trafikun e drogës nga Amerika Latine, Petoku është kushëriri i Arben Zogut, i cili njihet si një prej bosëve shqiptarë në Romë.

Gjithashtu Petoku njihet si pasardhësi i Elvis Demçes, narko-trafikantit që e quan veten “Zot”.

Në 30 janar të vitit 2019, Petoku u arrestua në Shqipëri pasi tentoi të trafikonte rreth 7 ton kokainë nga Brazili për në Itali. Por media italiane shkruan se kjo i ka shërbyer 34-vjeçarit për të siguruar një dokument që i provon varësinë nga droga në mënyrë që sa herë të ndalohej në Itali të kishte një justifikim për policët italianë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco