Kapet me kanabis gati për shitje, arrestohet 35 vjeçari në Fier

Kapet me kanabis gati për shitje, arrestohet 35 vjeçari në Fier

10:07, 08/12/2023
A+ Aa A-

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për drogë. Mësohet se 35 vjeçari u kap me një sasi kanabisi të ndarë në doza gati për shitje.

Ndërsa dy shtetasve të tjerë të proceduar iu gjetën gjithashtu doza kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco