KAFE SHQETO/ Skandali në Finiq, pensionisti rrëfen se si punonjësja e postës nuk i jep pensionin

09:33, 08/12/2023
A+ Aa A-

Në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në SYRI.TV ka ardhur një denoncim nga një pensionist, të cilit i është mohuar pensioni.

Vasil Kaliva quhet pensionisti që pretendon se punonjësa e postës, Mirela Shena në Mesopotam nuk i ka dhënë pensionin.

Vasili: Kam ardhur të bëj të ditur një shqetësim që në fakt është i ditur se ky është një shqetësim i përhershëm në Postat shqiptare me vjedhjet që bëhen ose me shumicë ose me pakicë të pensioneve të njerëzve që e presin në fund të muajit për të shlyer detyrimet e tyre.

KAFE SHQETO: Ju jeni pensionist dhe sa u takon postave e dinim që është dhe kulturë që pickojnë një gjë të vogël si 200 lekë, 500 lekë në varësi të pensionit. Megjithatë ju keni një shqetësim që e kalon pak atë të zakonshmen të postierëve. Si është shqetësimi juaj?

Vasili: Edhe unë nuk e kisha parasysh kur thashë që vjedhin se 200 lekshin ndonjëherë e lejojmë dhe vetë. Shqetësimi im është ky. U paraqita tek punonjësa e postës në Mesopotam të bashkisë Finiq ku është dhe qendra ime se kam tre vjet që jam rikthyer në fshat pasi dola në pension dhe kërkova pensionin e muajit nëntor.

Punonjësa me një dashamirësi dhe me sytë mbi mua më tha: Pensionin e keni marrë zotëri. Por kur e kam marrë? Punonjësa më tha: ja shikoni, bëjeni në mendjen tuaj datat kur keni ardhur në këtë zyrë dhe do të kujtoni se një datë e keni marë pensionin. E shikova përsëri dhe i thashë: po i kujtoj datat kur kam ardh, por unë besoj se nuk e kam marrë. Jo e ke marrë më tha. Nuk bëra asnjë debat pasi jam i qetë në marrëdhënie me punonjësit e shtetit, pasi unë vetë kam qenë dhe drejtues shteti dhe kam shërbyer mirë apo keq këtë e gjykon populli. U largova me dashamirësi, pa konflikt duke mbyllur derën nga brenda u dëgjua zëri i saj që më tha: Gëzuar dhe festat! Ju nuk keni për të ardhur më këtu se pensionin e keni marrë. Kaq ishte me punonjësen e postës. Bisedova me miqtë e mi, nuk shkrova asgjë në faqen time në facebook dhe më dhanë mendime të ndryshme. Njëri më tha shko tek drejtori, tjetri më thoshte mos shko tek drejtori se është palë. Unë drejtorin nuk e njoh e kam parë vetëm njëherë. Por një mikja ime që është kritikuese e ngjarjeve në vend, është nga Korça më tha: jo te drejtori direkt në studio, aty tek SYRI,se SYRI i shikon të gjtha gjërat në Shqipëri, këtë jua them pa komplimente.

KAFE SHQETO: Keni qenë drejtues në shkollën 9 vjeçare Vrijon, Delvinë.  Ju pse mendoni se  jeni i bindur që nuk e keni marrë atë pension?

Vasili: Me këtë punonjësës nuk kam pasur konflikte të mëdha përveç një konflikti kur mu shfaq në vitin 2014 kur e ndjera nënë ime u largua nga kjo jetë dhe më vjen shumë rëndë që e deklaroj këtu para në televizion kur punonjësa nuk më dha pensionin e saj të muajit të vdekjes. Nënë më vdiq më 26 qershor dhe punonjësa më tha që nuk merret pas vdekjes. Po me 26 qershor bisedova me këshilltar të Postës dhe më thanë se pensioni merret se është fundi i muajit. Nuk e bëra publike në televizion por në social media në faqen time në internet ku pati dhe reagime.

KAFE SHQETO: Është hera e parë rasti juaj apo ka pasur dhe denoncime të tjera rreth postës në Mesopotam?

Vasili: Kam konstatuar nga njerëz të ndryshëm që ka pasur thashetheme rreth postës Mesopotam dhe rreth kësaj punonjëse, por nuk kam gjetur një rast konkret, por konkretizimi vjen gjithmonë tek unë. Para disa ditësh kur fillova të merrja pensionin më lindi sërish një konflikt i vogël me këtë zonjë. Kur mora pensionin e një muaji kur po firmosja teksa merrja pensionin më dha 3000 mijë lekë më tepër sipas asaj. Më tha që ke marrë tridhje mijë lekë(të vjetra) më tepër ose në fakt ajo kujtonte që mi kishte dhënë dhe u detyrova pas gjashtë muaj ia dhashë. Unë jetoj në fshat me pensionin tim dhe gruaja ime nuk merr pension pasi nuk e ka mbushur moshën e pensionit dhe nuk ka ku të punojë se ne jetojmë në një fsaht tepër malor, pa rrugë, jetojmë në kushte të vështira dhe këtë pension e kemi të nevojshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco