Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit

08:23, 08/12/2023
A+ Aa A-

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, reshje që kanë qenë më të dendura në zonat malore, aty ku dhe problemet kanë qenë më të mëdha me qarkullimin e mjeteve.

Te gjitha akset nacionale Qafë Thanë-Kapshticë, Zemblak-Goricë janë të kalueshme pa probleme, të kalueshme janë dhe akset rrugore të fshatrave turistike të Dardhës dhe Voskopojës dhe në rrugën Korçë-Vithkuq.

Mjetet borëpastruese të  firmave kontraktore janë në gatishmëri në rast të situatave të krijuara nga reshjet e dëborës.

Nga ana tjetër, OSSHE nuk raportohen probleme në furnizimin me energjinë elektrike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco