Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

KAFE SHQETO/ Eksperti i sigurisë: Përdorimi i Encrochat, të përfshirë prokurorë dhe grupe kriminale

10:17, 06/12/2023
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme ka konfirmuar për BIRN se ka nisur të punojë për formularët e vetëdeklarimit për policinë që përfshijnë një pyetje në lidhje me përdorimin e aplikacioneve të mesazheve të koduara ose të sigurta SKY dhe Encrochat. Kjo erdhi pasi disa operacione zbuluan se oficerë të lartë të policisë kishin përdorur këto aplikacione të koduara dhe kishin komunikuar nëpërmjet tyre me grupet e krimit të organizuar.

Për të folur për këtë çështje, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Softa: Këto vetëdeklarime kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë sepse ka ato që quhen autovlerësim kalimtar, autovlerësim periodik, ku këtu futen të gjitha, kontrolli i figures i punonjësve, vlerësimi për pasuritë, vlerësimi për profesionin e tyre dhe sigurisht ja mund të kishin shtuar dhe një pikë: a jeni përdorues të lëndëve narkotike? Dhe mund ta kishim mbyllur atë ciklin e vetëdeklarimeve të bërë nga punonjësit e policisë.

Por a është kjo gjithçka? Absolutisht jo. Është ngritur një Agjenci e Mbikëqyrjes Policore, e cila do të jetë kundërzbulim, le të themi, për të gjitha rastet e abuzimeve të punonjësve të saj, aktivitetet që ata kryejnë dhe të gjitha, dhe ka një sërë metodash, të cilat janë të bazuara në ligj, që kjo agjenci duhet t'i mbikëqyrë, pra mos të presim vetëm nga autodeklarimi.

Ja, do të bëhet dhe autodeklarimi, do të kemi refuzime apo pranime. Njeriu mund të refuzojë dhe i sikletosur se vetëdeklarimi do të thotë fajësi. Megjithatë, presim nga ato që janë aplikacione, dokumentat e ardhura nga Franca, zbardhja e tyre dhe nëse janë të kapur në këto komunikime, sigurisht SPAK ka filluar hetimin dhe do të ketë hetim për të gjithë ata persona qoftë dhe në nivelet të larta të përfshira, sepse nuk mjafton vetëm komunikimi, por kërkon që t'i zbardhë këto dhe t'i ndërlidhë informacionet që vijnë nga agjencitë e vendeve partnere.

Por vetëm nga këto agjenci partnere kemi informacione? A kemi ne nga agjencitë e  brendshme? Ne kemi Shërbimin Informativ, vetë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe struktura të tjera, të cilat bazuar në ligj merren më kontrollin e territorit dhe sigurisht merren dhe me pastërtinë e figurës së këtyre punonjësve dhe kjo nuk mund të jetë vetëm autodeklarata.

Kjo do të jetë një plotësim, do të plotësohen ato dosjet dhe do shikoni që do të kthehemi prapë në normalitet dhe patjetër do të presim me sytë nga SPAK se çfarë informacionesh ka SPAK-u dhe agjenci të tjera që mund të nxjerrin grupe apo individë.

Këtu nuk është i përfshirë vetëm një punonjës policie, por janë të përfshirë dhe prokurorë, janë të përfshirë biznesmenë strategjkë, janë të përfshirë grupe kriminale. Pra, si do të jetë nëse këto informacione nuk vijnë nga një burim i caktuar, dhe nëse këta nuk do të thirren, si do t'i zbulojmë këta që i themi grupe? Sepse këto nuk janë aktivitete të një punonjësi policie, por janë bashkëpunime të këtyre punonjësve me këta persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco