Zhduken tri gra në Kosovë, policia nis hetimet

Zhduken tri gra në Kosovë, policia nis hetimet

09:37, 06/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri gra janë raportuar të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë.

Një rast ka ndodhur në Gjilan, ku një burrë ka raportuar se dy gra kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë se ku ndodhen.

“Gjilan, 5.12.2023, ora 7:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat, femra kosovare, kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në Gjakovë: “Gjakovë 05.12.2023-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Të dy rastet thuhet se janë nën hetim.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco