Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

KAFE SHQETO/ Avokati 'plas bombën': Taulant Balla e di mirë se kush nga policët përdor SKY dhe Encrochat

09:36, 06/12/2023
A+ Aa A-

Avokati Ermal Hamataj ishte i ftuar në emisionin e mëngjësit KAFE SHQETO në SYRI TV, për të folur për urdhërin që ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë në lidhje me formularët e vetëdeklarimit për policinë.

Në urdhrin e dhënë përfishihen pyetje që lidhen me përdorimin e aplikacioneve të mesazheve të koduara ose të sigurta SKY dhe Encrochat nga policia. Ky formular erdhi pasi disa operacione zbuluan se oficerë të lartë të policisë kishin përdorur këto aplikacione të koduara dhe kishin komunikuar nëpërmjet tyre me grupet e krimit të organizuar.

Hamataj: Shoh se mediat janë shumë të shqetësuar që doli ky urdhër. Mua nuk më duket se ka vend për t'u shqetësuar, përkundrazi kjo ndoshta do të sjellë ca gjëra të mira. Pse duhet të ecim me idenë se Policia e Shteti dhe ministri i linjës qenka kaq i pafajshëm dhe nuk paska informacion?

Ju thoni se gazetarët e kronikës i dinë që qenkan 300 policë të nivelit të mesëm e sipërm që përdorin Encrochat dhe të përfshirë në këto afera dhe nuk paska dijeni ministri i Brendshëm? Unë vazhdoj i qëndroj idesë se ministri i Brendshëm ndoshta i di dhe me emra që kush janë personat, por për të mos turpëruar uniformën e policisë, ju thotë që largohuni që mos të bëheni skup mediatik, sepse do të shikojmë pas ca kohësh që emra të veçantë policësh ose punonjës policie me grada do të qarkullojnë në media.

Dhe për ta shpëtuar faqen e policisë, që të mos jetë në lajmin e parë për këtë rast, ai thotë që të heqim sa të mundemi në këtë formë që të paktën nesër të mos ketë zhurmë.

Po është prezumimi i pafajësisë por nga ana tjetër, nuk është tejkalim i kompetencës së ministrit, ajo është një e drejtë e tij, po ai nxjerr urdhra, madje ka pasur urdhra dhe me qesharakë po ta shikojmë në raste të tjera për uniforma apo për gjëra të ngjashme, ndërsa kjo shkon pak me trendin e kohës. Duke qenë se jemi në kohën e hetimeve të SPAK, në kohën e ardhjes së informacionit nga Franca dhe këto urdhrat e ministrave shkojnë pak në këtë kohën rastësore.

A të bëj një pyetje, po marr unë rolin tënd për një minutë. (Iu drejtohet moderatorëve në studio)

Një punonjës policie me 90.000 lekë të reja rrogë mujore, në rast se nuk e ka përdorur Enchrochat dhe aplikacionin tjetër SKY ECC për të ndihmuar dikë për punë të jashtëligjshme, për çfarë mund ta ketë përdorur tjetër? Për t'i thënë gruas në shtëpi a ka kos apo jo?

Moderatori Flavio Qarri: Absolutisht po.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco