Mbi 2 orë e bllokuar/ Nxirret nga automjeti shoferja që u përplas me shtyllën në Shkodër

Mbi 2 orë e bllokuar/ Nxirret nga automjeti shoferja që u përplas me shtyllën në Shkodër

18:49, 03/12/2023
A+ Aa A-

Pas më shumë se 2 orë, është nxjerrë nga automjeti, 27-vjeçarja që u përplas me shtyllën elektrike në fshatin Zues në Shkodër.

Mësohet se ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe dy pasagjeret.

Shkodër/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për aksidentin e ndodhur në fshatin Zues, për një automjet që ishte përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës, ju informojmë se shtetasja E. G., është  nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe shërbimet e  Policisë,  dhe është transportuar në  spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco