SYRI TV/ Ekzekutohet në Lezhë Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt

15:35, 03/12/2023
A+ Aa A-

Shoqërohen në polici mbi dhjetë persona, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për atentatin ku mbeti i vrarë mbrëmjen e së shtunës, Entjan Nikualj në Lezhë. Policia ka gjetur mbi 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa në automjetin që u dogj në afërsi të Larushkut, është gjetur dhe njër armë kallashnikov. Atentati ndaj Entjan Nikualjt, kushëri i Ardian Nikulaj, dyshohet se mund të jetë kryer për hakmarrje, për shkak të hasmërisë së vjetër me fisin Lekstakaj.

Syri tv

Mbi 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor, teksa provat e mbledhura prej mbrëmjes së 2 dhjetorit po verifikohen edhe nga ekspertë të kriminalistikës. Pre e një atentati ka rënë 40-vjeçari Entjan Nikulaj, I njohur dhe emrin Eljo, ku sipas informacioneve nga policia nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal, çka dyshimet më të forta i çon tek pista e hakmarrjes mes 2 fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.

Deri më tani policia ka shoqëruar mbi dhjetë persona për ti marrë në pyetje,  Sa i përket autorëve ata dyshohet se kanë qene 3 persona të cilët pasi kanë kryer vrasjen janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMV ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura në kryeqytet më 29 nëntor. Pas vrasjes, autorët i kanë vënë zjarrin makinës në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk dhe brenda saj është gjetur një armë zjarri kallashnikov që dyshohet se u përdor nga atentatorët.

Ngjarja ku u ekzekutua 40 - vjeçari u regjistrua mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në aksin Lezhë - Shkodër, në vendin e quajtur 'Ura e Trenit'. Të paktën 3 Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt Entjan Nikulajt, kushëririt të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra brenda lokalit të tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. Autorët e atentatit janë ende në kërkim.

Entjan Nikulaj ndërroi jetë në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas bluve të Lezhës dyshohet se motivi është gjakmarrja. Shkaqet ku po heton polici janë përqendruar te hasmëria mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj. Ku brenda një harku te shkurtër janë regjistruar tre viktima nga dy fiset. Saga e vrasjeve daton që prej 1997 pas një konflikti banal për 10 mijë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco