SYRI TV/ Pasho udhëtoi me trafikantin në doganë, lihet në burg ish-shefi i Kufirit

14:50, 03/12/2023
A+ Aa A-

Lihet në burg ish-shefi i Kufirit në Korçë, Stilian Pasho. Ai u arrestua pak ditë më parë, pasi dyshohet se ndihmoi një shtetas të trafikonte 26 kg drogë drejt Greqisë, duke shmangur kontrollet doganore të automjetit me të cilin u transportuar droga. Avokati mbrojtës i Stilian Pasho, u shpreh se klienti i tij është i pafajshëm, duke deklaruar se ditën që u transportua droga ka udhëtuar rastësisht me të riun që ka kryer trafikun, i cili më pas u kap nga policia greke.

Syri tv

Gjykata e Korçës la në burg ish-shefin e Kufriti Stiljan Pasho, i cili dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës. Pasho u arrestua pak ditë më parë, pasi më herët në Greqi u vu në pranga një i ri shqiptar, i cili u kap me 26 kg kanabis, të cilat dyshohet se i kishte trafikuar nga Shqipëria në drejtim të shtetit fqinj duke kaluar në pikën doganore të Kapshticës.

Arrestimi i Shefit të Kufirit u bë pasi kishte kaluar në doganën e Kapshticës me automjetin ku gjendej droga, ndërsa dyshohet se kishte ushtruar presion ndaj punonjësve të Doganës, për të mos kryer kontrolle në këtë automjet.

Pas gjyqit, avokati mbrojtës i Stiljan Pashos, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshme dhe nuk ka lidhje me trafikun e drogës. Nevzat Tarelli është shprehur se kryekomisari ka udhëtuar rastësisht nga Korça në drejtim të doganës së Kapshticës me personin i cili u arrestua në Greqi.

Megjithatë, Tarelli ka pranuar se Stiljan Pasho e ka favorizuar të kalojë pa radhë në doganë të riun shqiptar që u kap në Greqi, por sipas avokatit, klienti i tij nuk ka pasur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në mjet.

Stilian Pasho, të paktën sipas policisë, dyshohet se veprimtarinë e krijimit të kushteve për trafikun e lëndëve narkotike drejt Greqisë, e kishte kryer disa herë gjatë muajve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco