SYRI TV/ Braktiset fshati Drizar në Mallakastër, dikur 350 familje, sot vetëm 50 shtëpi

14:35, 03/12/2023
A+ Aa A-

Shpopullimit masiv nuk i ka shpëtuar as fshati Drizar në Mallakastër. Dikur me 350 familje, sot ka vetëm 50 të tilla. Banorët janë larguar për shkak të mungesës së investimeve dhe papunësisë.

Syri tv

Shtëpi të boshatisura, rrugë pa frymë, e një fshat që duket se ka ngrirë në kohë, për shkak të largimit masiv të banorëve.

Kjo është panorama në Drizar të Mallakastrës, i cili vetëm pak vite më parë kishte rreth 350 familje, ndërsa sot kanë mbetur jo më shumë se 50 të tilla.

Sipas banorëve, shkak i braktisjes masive të fshatit është papunësia dhe mungesa e investimeve.

Dëshmi e shpopullimit të fshatit është padyshim shkolla, e cila sot ka një numër të ulët nxënësish.

Fenomeni i largimit te njerëzve nga zonat rurale nuk duhet pare si i zakonshëm pasi krahas përmasave te frikshme ka sjelle me vete pakësim te produktit bujqësor e blegtoral në këto zona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco