Po kryente ndërtime pa leje, arrestohet 43 vjeçari në Laç

Po kryente ndërtime pa leje, arrestohet 43 vjeçari në Laç

12:58, 03/12/2023
A+ Aa A-

Një 43 vjeçar në Laç është arrestuar për ndërtime pa leje. Sipas policisë. 43 vjeçari po kryente punime ndërtimi pa leje për të zgjeruar lokalin e tij në sheshin qendror të qytetit të Laçit.

Policia njofton se në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, materialet e ndërtimit që do t’i shërbenin zgjerimit të biznesit.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin

Ndërtonte pa leje, në sheshin e qytetit të Laçit, për të zgjeruar biznesin e tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.
Sekuestrohen materialet e ndërtimit.

Si rezultat i patrullimeve në terren dhe i verifikimeve, të kryera me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë së ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë goditur një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u vu në pranga shtetasi E. Ç., 43 vjeç, banues në Tiranë.

43-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, teksa kryente punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, për të zgjeruar biznesin e tij (lokal), të cilin e kishte në sheshin qendror të qytetit të Laçit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, materialet e ndërtimit që do t’i shërbenin zgjerimit të biznesit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco