Vrau fqinjin, autori i krimit njihet me masën e sigurisë, dëshmi të çuditshme në gjyq: Ka një komplot…

Vrau fqinjin, autori i krimit njihet me masën e sigurisë, dëshmi të çuditshme në gjyq: Ka një komplot…

11:53, 03/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata Penale e Tiranës i cakton masën e sigurimit arrest me burg për Maliq Markun, i cili pak ditë më parë vrau me armë zjarri fqinjin e tij, Shefqet Hasa, 69-vjeç dhe plagosi fqinjin tjetër, Ismet Keqa, 23-vjeç.

Gjatë seancës, Marku, me origjinë nga fshati Reç i Dibrës, ka folur përçart , duke deklaruar se “ka nje komplot serbo malazez ndaj meje”.

Vendimi:

I. Rrethanat e faktit
Më datë 30.11.2023, rreth orës 14:35, nga Salla Operative e Drejtoisë Tiranë, është marrë njoftimi se në Rrugën ”Koka Kola”, Kamëz, Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Shefqet Shaip Hasa, si dhe është terntuar per tu vrare duke u plagosur me armë zjarri shtetasi Ismet Elmi Keqa, ky i fundit është transportuar për ndihme të specializuar mjeksore në Spitalin e Traumës Tiranë, ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekeve
 
Nga studimi i akteve që përban fashikulli i procedimit penal nr 15527 të vitit 2023 rezultojnë këto rrethana për faktin:
Personi nen hetim Maliq Marku prej kohesh ka patur konflikte me banore te zones ku ai banonte per shkak te nje kanali te ujrave te zeza qe personi nen hetim kerkonte te hapte, por qe banoret e zones mes te cileve dhe viktima nuk kane qene dakort.
Per kete arsye ata here pas here kane patur konflikte verbale me njeri -tjetrin.
Per kete arsye personi nen hetim ditet e fundit me ndihmen dhe te te njohurit te tij Ilir Kuka eshte ankuar per zgjidhjen e ketij problemi ne ndermarjen e ujesjelles kanalizimeve Kamez.
Mbi kete baze diten e ngjarjes, dt. 30.11.2023, rreth ores 11.45 dy punonjes kesaj ndermarrje kane shkuar ne banesen e personit nen takim dhe kane marre kontakt me te, duke i shpjeguar se kishin shkuar aty per te bere zhbllokimin e pusetes sipas aknkeses qe kishin marre. Personi nen hetim me nje spaijt qe kishte ne dore ka bere tre shenja me boje te kuqe duke i treguar vendet se ku ai donte te nderhyhej ne kanalizime per ujrat e zeza dhe ujin e pijshem te baneses se tij.
Punonjesit i kane shpjeguar se ata kishin ardhur vetem per zhbllokim te kanalizimeve dhe se benin dot ate pune qe kerkonte ai dhe jane larguar.
Pas pak aty ne vendngjarje ka shkuar shtetasi Ilir Kuka, per te pare se cfare kishin bere punonjesit e Bashkise. Ai ka takuar me personin nen hetim Maliq Marku perpara baneses se tij dhe personi nen hetim ka filluar ti tregoje se ku kerkonte qe te beheshin nderhyrjet ne kanalizimet.
Ne kete moment ne vendngjarje jane afruar shtetasit Shefqet Hasa dhe Ismet Keqa. Midis ketyre dy shtetasve dhe personit nen hetim ka filluar nje debat verbal lidhur po me problemin e kanalizimeve. Megjithese shtetasi Ilir Kuka eshte munduar ti qetesoje palet kane vazhduar te debatojne me tone te larta e duke u share me njeri tjetrin, por pa patur asnje konfrontim fizik midis tyre.
Gjate ketij debati ne nje moment personi nen hetim Maliq Marku ka nxjere nje arme luftarake te tipit pistolete dhe ka qelluar 5 here ne drejtim te te ndjerit Shefqet Hasa. Pas këtyre të shtenave Shefqeti eshte rrezuar ne toke në tokë, ndërsa Maliqi duke mbajtur pistoleten me te dyja duart eshte kthyer nga shtetasi Ismet Keqa, duke ja drejtuar pistoletën atij. Ne keto momente shtetasi Ilir Kuka me dorën e tij të majtë ka prekur dorën e djathtë të Maliqit gje qe ka bere te mundur devijimin e pistoletes te personit nen hetim Maliq Marku i cili qëlloi dhe 3 apo 4 herë të tjera në drejtim të shtetasit Ismet Keqa, i cili si pasoje e nderhyrjes se shtetasit Ilir Kula pesoi vetem plagosje si pasoje e ketyre të shtënave. Personi nen hetim ka qelluar derisa sa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri ne mbarimin e gjithe fishekeve qe kishte ne kreherin e armes se tij.
Pas ketyre te shtetanave personi nen hetim përsëri ia ka drejtuar pistoleten Ismetit, por shtetasi Ilir Kuka në këto momente i ka kapur të dyja duart bashke me pistoletën Maliqit, duke ja ulur poshtë me drejtim për nga toka, ku ne kete moment Maliqi ka qëlluar dhe nje herë të vetme në drejtim të tokes. Personi nen hetim ka qelluar derisa sa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri ne mbarimin e gjithe fishekeve qe kishte ne karikatorin e armes se tij.
Pas kësaj personi nen hetim Maliq Marku eshte futur brënda oborrit të banesës së tij.
Shtetasi i plagosur Ismet Keqa ka shkuar menjehere në drejtim të banesës së komshijes së tyre Elida Elezaj, e cila e ka ndihmuar. Më pas ai ka telefonuar policinë dhe një shokun e tij Saimir Dautaj, për ta dërguar në spital, pasi kishte mbetur i plagosur me armë zjarri në gjuri e majte dhe në ijen e majtë.
Aty me pas ka shkuar shtetasi Saimiri Dudaj qe me mjetin e tij e ka marre dhe e ka derguar ne Spitalin e Traumes Tiranë ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekeve.
Pasi ka qelluar gjithe fisheket qe kishte ne armen e tij personi nen hetim eshte futur në banesën e tij ku rimbushur krëhërin e pistoleters se tij me fishekët që kishte në xhep e ka vendosur në pistoletë dhe ka mbushur pistoletën.
Brenda ne banesen e tij me armen e zjarri ne dore personi nen hetim eshte gjetuar nga forcat e policise qe kryhen arrestimin e tij ne flagrance.
Nga kqyerja ka rezultuar se vëndi i ngjarjes ndodhet në Rrugën “Koka Kola”, Valias, Kamëz.. Nga kqyrja ka rezultuar se rezultuar se, mbi siperfaqen e rrugës, në afërsi dhe përpara portës hyrëse të oborrit të banesës së shtetasit Maliq Marku, gjendej i shtrirë përmbys në tokë, kufoma e identifikuar e shtetasit Shefqet Hasa. Kjo kufome mban te veshur nje xhup  me ngjyre te zezë, pantallona me ngjyre gri dhe nje palë këpucë me ngjyrë të zezë, gjithashtu nje dokument me gjeneralitet e tij.
Nga kqyrja e mëtejshme, pas rrotullimit të kufomës, në pjesën e fytyrës vërehen rrjedhje gjaku, ndërsa në pjesën e gjoksit, në trikon që mban të veshur, vërehen 3 (tre) dëmtime (vrima) si ato që lënë armët e zjarrit, gjithashtu dhe ne xhupin e tij vërehen 4 (katër) dëmtime (vrima) të çrregullta, me nxjerrje të materialit të bardhë, në dukje si të pambukut të tij, si dhe njolla me ngjyrë të kuqe si ato të gjakut. Pranë kufomës gjendej një njolle e kuqe si ajo e gjakut në formë të çrregullt me përmasa 30x24 cm, prej se ciles u mor kampion për egzaminime të mëtejshme. Në xhepin e majtë të xhupit të kufomës u gjend 1 (një) telefon i markes Samsung, me kapak me ngjyrë blu. Në vijim, nga ana e ekspertit kriminalist, nëëpërmjet 2 (dy) tamponëve, prej të dyja duarve e kufomës së shtetasit Shefqet Hasa, u morën mostra për faktorët plotësues të qitjes. Gjithashtu nga kqyrja e vendit të ngjarjes, mbi siperfaqen e rruges, në afërsi të kufomes së shtetasit Shefqet Hasa, u gjetën fiksuan me tabelat përkatëse 7 (shtatë) gëzhoja, model 54, të kalibrit 7.62 mm.
Në vijim të veprimeve hetimore nga ana e policise gjyqesore eshte ushtruar kontroll në banesen e personit nen hetim Maliq Marku, nga kontrolli brenda në ketë banese u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 një shkop gome si ato të policisë, 3 fisheke si ato të armeve të gjahut dhe 1 një tub metalik brenda se cilit gjendeshin vegla si ato që përdoren për pastrimin e armëve të zjarrit.
Ngjarja e mesiperme vertetohet nga nje sere provash te marra deri ne kete moment te hetimit e konkretisht :
Procesverbal i kqyrjes së vendit të ngjarjes.
Procesverbal i kqyrjes së kufomës shtetasit Shefqet Hasa.
Procesverbal i kapjes në flagrance te spersonit nen hetim Maliq Marku
Raport shërbimii punonjesve te policise
Procesverbal deklarimi shtetasit Ismet Keqa.
Procesverbal deklarimi shtetases Elida Elezaj.
Procesverbal deklarimi shtetasit Sajmir Dautaj
Procesverbal deklarimi shtetasit Marjus Bushi
Procesverbal deklarimi shtetasit Luan Myrto
Procesverbal deklarimi shtetasit Agim Kurti
Procesverbal deklarimi shtetasit Eris Martini
Procesverbal deklarimi shtetasit Jeton Dani
Procesverbal deklarimi shtetasit Fatos Ukaj
Procesverbal deklarimi shtetasit Shpetim Borbu
Procesverbal për arrestimin ne flagrancë shtetasit Maliq Marku
Procesverbal i deklarimeve te personit nen hwetim Maliq Marku.
Procesverbale sekuestrimi etj.
Nga teresia e provave te marra, krijohet dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se personi nen hetim Maliq Marku, ne grindje e siper, me dashje direkte ka qelluar disa here, me nje arme zjarri te tipit pistolete qe e mbante opa lejen e organeve kopetente, ne drejtim te shtetasit Shefqet Hasa duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Po ashtu personi nen hetim ka qelluar disa here ne drejtim te shtetasit Ismet Kaqa, duke i shkaktuar atij plagosje, pasi nderhyrja e shtetasit Ilir Kuka i ka ndryshuar atij drejtimin e qitjes duke mos realizuar dot qellimuin e tij per ta vrare dhe kete shtetas.
Nga sa me sipef jka dyshime te varsyeshme te bazuara ne prova se personi nen hetim Maliq Marku ka konsumuar elementet e veprave penale te “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, kundër dy ose më shumë personave”dhe “mbajtjes pa leje te armeve vte zjarrit”, parashuikuar nga nenet 79/dh dhe 278 te kodit penal.
Po ashtu ka rezultuar se personi nen hetim mbante ne banesen e tij nje shkop gome si ato te policise qe dyshoihet se permbush kriteret e armeve te ftohta, duke kruijuar dyshimin e arsueshem se jka konsumuar dhe elementet e vepres penale te “Mbajtjes pa leje tye armeve te ftohta”parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal.
 
II. Arrestimi në flagrancë
 
1. Arrestimin në flagrance i shtetasit Maliq Marku është kryer duke zbatuar kushtet dhe kriteret e parashikuara legjislacioni në fuqi në vendin tonë, saktësisht nga:
1) Neni 27 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në të cilin sanksionohet se: "I. Askujt nuk mund t'i hiqet liria përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara në ligj.
2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme:
c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të vepres penale ose largimin e tij pas kryerjes se saj.................
2) Neni 5/1/c i Konvetës Europiane për të Drejtat e Njeriut në të cilin përcaktohet se:
"1. Gjithkush ka të drejtën e lirise dhe të sigurise Askujt nuk mund t'i hiqet liria, me përjashtim të rasteve dhe në përputhje me proceduren e parashikuar nga ligji. 2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme:......c) Kur eshte arrestuar dhe paraburgosur për t'u cuar përpara një autoriteti gjyqësor kompetent, kur ka arsye të besueshme për të dyshuar që ai ka kryer një vepër penale, ose kur ka motive për të arsyeshme për të menduar për domosdoshmërinë për ta penguar që të kryejë një vepër penale ose per tu larguar pas kryerjes së saj......"
3) Neni 251/2 i K.pr.p, në të cilin sanksionohet se: ".. Oficeret dhe agjentët e policise giyqësore kanë të drejtë të kryejnë arrestimin e cilindo që kapet në flagrance per një krim me dashje, te kryer ose të mbetur në tentative, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulet në maksimum se dy vjet.."
4) Neni 252 i K.pr.P. në të cilin saksionohet se: "Eshtë në gjendje flagrance ai qe eshte kapur në kryerje e sipër të veprës penale ose ai që menjëherë pas kryerjes së veprës ndiqet nga policia gjyqësore, nga personi i dëmtuar ose nga persona të tjerë ose që është kapur me sende dhe prova e materiale, nga të cilat duket se ka kryer veprën penale".
2. Bazuar në legjislacionin e përmendur më sipër, një nga rastet e kufizimit të lirisë së personit që dyshohet për kryerjen e një vepre penale është arrestimi në flagrancë, si veprim procedurial që diktohet nga rrethanat konkrete, të gjëndjes së flagrances. Arrestimi në flagrancë është veprim që kryhet me iniciativë të policisë gjyqësore, i autorizuar nga ligji procedural penal dhe i kontrolluar nga prokurori. Gjendja e flagrancës e bën të pamundur zbatimin e rregullave të përgjithshme për caktimin e masave të sigurimit nga gjykata, me anë të të cilave bëhet i mundur kufizimi i lirisë së përsonit. Arrestimi në flagrancë është masë shtrënguese parasiguruese sepse ka natyrë instrumentale dhe paraprake në krahasim me qëllimin e institutit të masave të sigurimit sepse bazohet në parakushte autonome, në krahasim me ato të parashikuara për masat e sigurimit personal. Prandaj ligji ka lejuar kryerjen e këtij veprimi procedurial nga policia gjyqësore.
3. Kushtet dhe kriteret mbi bazën e të cilave bëhët kufizimi i lirisë së përsonit në rastin e arrestimit në flagranë kanë natyrë kushtetuese, por të trajtuara me hollësi nga legjislacioni i nxjerrë në bazë dhe për zbatim të Kushtetutës, siç është Kodi i Procedurës Penale.
4. Kushti që legjislacioni procedural penal kërkon është gjendja e flagrancës. Me qëllim shmangien e arbitraritetit në kufizimin e lirisë së personit ligji procedural penal ka dhënë përkufizimin e gjëndjes së flagrancës. Kështu në nenin 252 të tij përcaktohet se është në gjendje flagrance ai që është kapur në kryerje e sipër të veprës penale ose ai që menjëherë pas kryerjes së veprës ndiqet nga policia gjyqësore, nga personi i dëmtuar ose nga persona të tjerë ose që është kapur me sende dhe prova e materiale, nga të cilat duket se ka kryer veprën penale. Në rastin konkret policia gjyqësore ka kapur shtetasin Maliq Marku menjehere pas kryerjes së veprave penale.
5. Legjislacioni procedural penal kërkon që përveç ekzistencës së kushtit të flagrancës edhe ekzistencën e kritereve të parashikuar në nenin 251/2 i K.Pr.P, në të cilin theksohet se oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore kanë e drejte te kryejnë arrestimin e cilitdo që kapet në flagrancë për një krim me dashje, të kryer ose të mbetur në tentativë, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet.
6.Pra kriteri që kërkon ligji janë:
1. Vepra penale të klasifikohet si krim dhe jo si kundërvajtje penale. Për të përcaktuar nësë vepra është krim duhet t'i referohemi Kodit penal, i cili në nenin 1/2 tij përcakton se dallimi ndërmjet krimit dhe kundërvajtjes penale bëhet nga dispozitat e pjesës së posaçme të Kodit Penal. Kështu nëse i referohemi neneve 79/dh, 278/1 dhe 279 të kodit penal që parashikon veprat penale për të cilen dyshohet se e ka kryer përsoni i arrestuar, arrijmë në përfundimin se këto vepra klasifikohen si krime.
2. Masa e denimit që parashikon kodit penal për veprat penale, për të cilën është kapur në flagrancë, të jetë dënim me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet. Në rastin konkret neni 79/dh parashikon denim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.
3. Eksistenca e kritereve të përgjithshme të parashikuara në nenin 228/1/2 i K.pr.P. Në rastin e arrestimit në flagrancë Kodi nuk kërkon kriterin e dyshimit të arsyeshëm, sepse flagranca është një gjendje fakti. Kur personi kapet në njërin nga rastet e flagrancës së kryerjes së veprës penale, autorësia e krimit rezulton nga një situatë konkrete fakti. Megjithatë edhe pse gjendja e flagrancës është një situatë fakti që perceptohet ictu oculi, vetëkuptohet se nuk mund të pretendohet që në një fazë të tillë, të ketë të dhëna të tilla që të argumentojnë në mënyrë të plotë ekzistencën e veprës penale, fajësinë e personit autor të kësaj vepre si dhe të rrethanave të tjera, sqarimi i të cilave ka rëndësi për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Argumentimi në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme i këtyre aspekteve është detyrë e hetimit, dhe në këtë vështrim, as që duhet kërkuar prania si tërësi e tyre në momentin e arrestimit. Megjithatë, duhet theksuar se që në momentin e kryerjes së arrestimit në flagrancë, policia gjyqësore e dokumenton këtë veprim procedural në procesverbalin e arrestimit në flagrancë, në të cilin tregon me saktësi vendin, ditën dhe orën e arrestimit, gjeneralitetet e personit të arrestuar, veprën që ka ndodhur dhe të dhënat që e vërtetojnë atë. Pavarësisht se në situatën e flagrancës kemi të bëjmë më një perceptim të drejtëpërdrejtë të faktit, që krijon bindje te policia gjyqësore, standardi minimal i mjaftueshëm që legjitimon arrestimin në flagrancë është dyshimi i arsyeshëm. Policia gjyqësore në situatën e flagrancës duhet të vlerësojë së pari, nëse fakti përbën apo jo vepër penale. Pra duhet që të bëjë një vlerësim të përafërt të cilësimit ligjor të saj, vlerësim i cili lehtëson dhe sqaron nëse konkurrojnë kushtet e përcaktuara në nenin 251/1 te K.Pr.P. Megjithatë, në perceptimin e drejtëpërdrejtë të flagrancës, policia gjyqësore mund të gabojë si në lidhje me perceptimin e rrethanave, ashtu edhe për cilësimin juridik të faktit që percepton, Ekzistenca e gjendjes së flagrancës e prezumon standardin e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova. Një konkluzion i tillë vjen në përputhje me standardin që kërkon neni 5/1/c i KEDNJ-së dhe neni 27/2/c Kushtetutës sonë për arrestimin. Praktika e GJEDNJ e trajtuar më sipër është e konsoliduar në këtë drejtim duke afirmuar se masat që kufizojnë lirinë e individit, duhet të bazohen në dyshimin e arsyeshëm Prandaj doktrina jonë ka mbajtur qëndrimin se policia gjyqësore kur kryen një arrestim në flagrancë duhet të mbajë parasysh kriteret e përgjithshme për caktimin e masave të sigurimit (ku përfshihet ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm, si dhe mungesa e shkaqeve të padenueshmerisë ose të shuarjes së vepres penale)Në rastin konkret nuk ekzistojnë shkaqe padenueshmerie ose të shuarjes së vepres penale. Subjekti aktiv i vepres penale është përson madhor dhe i pergjegjeshem.
4 Në nenin 251/2 të KPrP është parashikuar e drejta e policisë gjyqësore që të kryejë arrestimin në flagrancë të kujtdo për një krim me dashje, të kryer ose të mbetur në tentativëpër të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet Kjo formë e arrestimit në flagrancë është quajtur arrestimi në flagrancë fakultativ për shkak se policia gjyqësore ka të drejtë të kryeje këtë veprim procedural
Në rastin konkret arrestimi në flagrancë është bërë në përputhje me kriteret dhe kushtet e parashikuara nga legjislacioni procedural penalPër këtë arsye arrestimi një flagranë i shtetasit Maliq Marku duhet të vlerësohet i ligjshëm nga ana e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco