Arrestohet 40 vjeçari, akuzohet si bashkëpunëtor në pengmarrjen dhe plagosjen e një personi

Arrestohet 40 vjeçari, akuzohet si bashkëpunëtor në pengmarrjen dhe plagosjen e një personi

09:57, 03/12/2023
A+ Aa A-

Një 40 vjeçar që ishte shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Vlorës i akuzuar si bashkëpunëtor për pengmarrjen e një personi dhe plagosjen e tij me sende të forta.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, të kryera në bashkëpunim

Përmbledhja e rastit: Më datë 19.01.2023, 40 vjeçari dhe 4 shtetas të tjerë (të arrestuar nga Policia e Vlorës, gjatë operacionit “Pengmarrja”), për motive të dobëta, kanë mbajtur me forcë, në automjet, një person, e kanë plagosur atë rëndë, me sende të forta, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco