Vihet në pranga pas shkarkimit drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Vihet në pranga pas shkarkimit drejtori i burgut të Fushë-Krujës

09:02, 03/12/2023
A+ Aa A-

Menjëherë pas shkarkimit nga postimi i drejtorit të burgut të Fushë Krujës, Durim Toska është vënë në prangat e policisë.

Kjo pasi ai akuzohet për disa vepra penale, përfshirë dhunën në familje, dhe armëmbajtjen pa leje. Toska ishte në krye të burgut të Fushë Krujës, për disa muaj, ndërkohë që më herët kishte drejtuar burgun e Drenovës.

Gjithashtu për një mandat ai kishte qenë në krye të komunës së Hudenishtit në Pogradec. Pikërisht në këtë qytet u vu dhe në prangat e policisë, dhe nga një drejtor burgu do të shndërrohet në një të burgosur.

Ai pritet që të dalë gjatë ditës së sotme para gjykatës së Pogradecit, ku do të njihet me masën e sigurisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco