Dyshohet për hakmarrje, disa të shoqëruar për atentatin ndaj Entjan Nikulajt në Lezhë

Dyshohet për hakmarrje, disa të shoqëruar për atentatin ndaj Entjan Nikulajt në Lezhë

08:09, 03/12/2023
A+ Aa A-

Pas atentatit me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në Lezhë ku mbeti i vrarë Entjan Nikulaj, në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja. Ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë, policia ka shoqëruar disa persona.

Nga mënyra se si është organizuar ngjarja duket një atentat i mirëfilltë i organizuar ndërsa dyshimet kryesore janë për hakmarrje nga ana e fisit Lekstakaj që kanë lënë brenda pak muajve tre të vrarë.

Konflikti midis dy familjeve ka nisur në vitin 1996 pas një sherri banal dhe prej vitesh, ata janë hakmarrë me njëri-tjetrin duke shkaktuar viktima të shumta.

Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt i vrarë me armë zjarri në muajin prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin. 40-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në vendin e quajtur Ura e Trenit, teksa po lëvizte me automjetin e tij fouristrade ML në drejtim të Lezhë.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco