'Të kujton me mall burri dhe djemtë'/ Kurora që e la Naimi te varri i Liridonës

'Të kujton me mall burri dhe djemtë'/ Kurora që e la Naimi te varri i Liridonës

11:17, 02/12/2023
A+ Aa A-

Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili disa orë më vonë u arrestua nën dyshimet se kishte porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person për ta kryer krimin.

Mbi varrin e saj, ai la edhe një kurorë me lule, siç raporton Nacionale.

“Të kujtojnë me mallë burri Naimi, si dhe djemtë” – shkruhet në mbishkrimin e kurorrës me lule.

Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro që ta vrasë gruan. Raportohet se 15 mijë ia kishte dhënë para krimit të rëndë dhe 15 mijë të tjera pas vrasjes.

Zyrtarisht ende s’ëhtë konfirmuar, mirëpo raportimet në media janë se Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjecares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen dhe se edhe Murseli e ka pranuar këtë para hetuesve.

Lidhur me vrasjen e Liridonës, është arrestuar edhe Kushtrim Kokalla, që raportohet të jetë nipi i Naim Murselit. Kokalla është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco