Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Përplasi një 12 vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, vetëdorëzohet në Polici drejtuesi i mjetit

Përplasi një 12 vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, vetëdorëzohet në Polici drejtuesi i mjetit

22:17, 01/12/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i mjetit i cili përplasi një 12 vjeçar është vetëdorëzuar në Polici.

 Aksidenti ndodhi ditën e sotme(e premte, 01 Dhjetor) në kryeqytet, në zonën e njohur si ‘Ura e Beshirit’.

Mësohet se menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Ndërsa, vetëm pas 3 orësh ai është paraqitur në Policinë e Beratit aty ku edhe banonte për t’u dorëzuar.

Raportohet se shërbimet e policisë së Tiranës kanë shkuar në Berat për të shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi fëmijën.

Nga ana tjetër 12-vjeçari i përplasur ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco