Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Yzberisht/ Historia e një borxhi të trashëguar

21:44, 01/12/2023
A+ Aa A-

Zonja që po kërkon një borxh të pakthyer quhet Asije Halili dhe është nga Tirana. Hua, që daton 16 vjet më parë e që i është dhënë nga nëna e saj mikut të tyre të familjes, të quajtur Haredin Alikça, me banim po në kryeqytet.

Sigurisht me dokumente të rregullta, të përpiluara ligjërisht nga të dy palët. Por pikërisht këtu nis dhe saga për familjen Halili. Shuma ka qenë 30 milionë lekë të vjetra.

Që nga vitit 2007, zonjës Hamide Halili, jo vetëm që nuk i kthehet borxhi, por ajo endet me vite gjyqeve, për të marrë lekët e saj.

Në fakt, gjykata i jep të drejtë gruas së moshuar, madje në një nga gjyqet e zhvilluara i cakton shumën prej 39 milion lekësh.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, borxhliu shkel disa herë afatin për t’i kthyer lekët, ndaj zonja Hamide përpiqet të gjejë një zgjidhje tjetër, nëpërmjet zyrave përmbarimore. Por edhe pas këtij urdhri ekzekutimi, kalvari për kreditoren vijon, duke e sorrollatur, sa në një institucion, në tjetrin.

Tentativat e dështuara për të marrë paratë e veta vazhdojnë deri në janar të vitit 2020, derisa zonja Hamide largohet nga kjo botë, duke lënë pas tre trashëgimtarë, të cilët nuk arrijnë dot të marrin paratë e saj.

E gjendur pa zgjidhje, e bija, Asija vendosë të përballet me borxhliun, i cili pas përballjes me ‘Piranjat’ premton se brenda 6 muajve do t’ja shlyejë të gjitha detyrimet, të cilët i mban peng prej 16 vitesh.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco