VIDEO/ Ndërtuesi i mban peng kontratën italianit/ Shkak familjarët e ish-gruas, por e kanë një arsye

21:18, 01/12/2023
A+ Aa A-

Xhani, një shtetas Italian, prej 13 vitesh ka zgjedhur te jetojë në Sarandë, buzë detit, atje ku ka investuar në blerjen e një apartamenti.

‘Në 2010 i dhurova një shtëpi bashkëshortes time, Valbona, një shtetase shqiptare, nga Korça. Bleva shtëpi në kat të tretë, me pamje nga deti, nga Ladi Bino, ‘Majfis Company’. Kur shkuam për të marrë çelësat e shtëpisë, na dorëzoi çelësat e shtëpisë së katit të dytë, jo në të tretin siç kishim rënë dakord në kontratë. Më vonë zbulova se ai e kishte shitur apartamentin tim personave të tjerë. Kështu që, vlera e banesës që pagova ishte më e lartë se ajo që m’u dha.’

Një fakt që natyrisht shkaktoi keqardhje te 60-vjeçari dhe sidomos te bashkëshortja.

‘Bashkëshortja ime mbeti e pakënaqur nga kjo shtëpi, sepse priste që të kishte pamjen panoramike nga deti i Sarandës dhe në këmbim mori një banesë me pemë para ballkonit, mbi rrugë dhe gjysma e pamjes u zhduk. Ajo u nda nga jeta nga kanceri, duke më lënë me dy vajza të vogla.

Përtej kësaj fatkeqësie, me dhimbjen e humbjes së njeriut të dashur, por edhe me peshën e rritjes dhe edukimit të dy vajzave të mitura, 60 vjeçari kërkon nga ndërtuesi që banesa për të cilën u bë kaq shumë zhurmë, të paktën të kishte dokumente të rregullta. Por duket se as në këtë pikë, gjërat shkuan siç duhej. Në vitin 2016, Gianni bleu një tjetër apartament nga ‘Majfis Company’, më saktë bëri këmbim pronash, me një apartament në Tiranë dhe në total për t’u pajisur me dokumente pronësie nga ndërtuesi janë një garazh dhe dy apartamente.

Sipas pretendimeve të këtij shtetasi italian, administratori i banesave i ka vendosur kushte ekstra për t’i dorëzuar kontratën finale të shit-blerjes.

Por ndërtuesi Ladi Bino, e mohon që ta ketë bërë këtë gjë dhe gjatë bisedës pranoi që kanë ndërhyrë motrat e gruas së ndjerë të Xhanit, prandaj nuk ja jep hipotekën.

‘Po merresh me një mashtrues, se ajo goca që ka blerë shtëpinë është e mrekullueshme. Ka lënë dy fëmijë. Merre ti hyrjen, shkruaje te fëmijët e tij dhe ta gëzojë. Për shkak të rrethanave të motrës së të ndjerës, për të cilën ka autorizim Xhani, ka thënë që këto certifikata të dalin vetëm në emër të fëmijëve. Të askujt tjetër.

Befas historia merr një tjetër drejtim. Përtej metodave aspak të ligjshme të ndërtuesit, që refuzon të lëshojë dokumentet e shtëpisë, një tjetër person ndërhyn për të bërë ekzaktësisht te njëjtën gjë: të pengojë Xhanin të marrë hipotekën dhe për këtë ka një shkak.

‘Ai ka shitur pesë prona dhe ne kemi frikë mos shet dhe këtë. I kemi thënë ndërtuesit që t’ia japi hipotekën kur të mbushin gocat 18 vjeç.’- tha kunata e vogël e Xhanit.

Ndërsa Xhani nga ana tjetër pranon se kanë qenë 4 prona dhe zotohet se këtë pronë do t’ia lërë dy vajzave të tij.

‘Janë vajzat e mia. I kam rritur unë deri më sot. Jetojnë me mua, i mbaj unë. Do t’u lë çdo gjë vajzave. Dua t’u lë trashëgimi të dy apartamentet, garazhin.

Shpresojmë shume që Xhani nuk do të na zhgënjejë dhe do ta mbajë fjalën.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco