Publikohet FOTO e Granit Plavës, i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit me porosi të bashkëshortit

Publikohet FOTO e Granit Plavës, i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit me porosi të bashkëshortit

21:04, 01/12/2023
A+ Aa A-

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit si të përfshirë në kryerjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murseli.

Bashkë me Murselin u arrestua edhe bashkëfshatari Granit Plava, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, gjatë  bastisjes është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Bazuar në raportimet e mediave, Plava dyshohet se është paguar 30 mijë euro nga Murseli për ta vrarë Liridonën.

Aktualisht sipas njoftimit të Prokurorisë të dy janë duke u intervistuar në stacion policor.

Liridona Murseli u vra të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

Filliimisht ky rast ishte cilësuar nga policia si “Grabitje me pasojë vdekjen”.

Ndërkohë që është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit ekzekutorit Plava që dyshohet se vrasjen e ka kryer me porosi të Murselit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco