Ish-këshilltari i Pacollit, arrestohet si i dyshuar për vrasjen e gruas së tij

Ish-këshilltari i Pacollit, arrestohet si i dyshuar për vrasjen e gruas së tij

17:11, 01/12/2023
A+ Aa A-

Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Burime të ‘Indeksonline’ bëjnë të ditur se i njëjti dyshohet për implikim në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit.

Në momentin kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.   Ajo dyshohet se është vrarë nga grabitësit, por që kjo duket se nuk është e vetmja pistë hetimi.

Policia e Kosovës ndërkohë në një komunikatë për media të lëshuar para pak minutash ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e vrasjes, ndërkohë që në bashkëpunim me Prokurorinë është duke vazhduar aksioni i bastisjes në dy lokacioni në Gjakovë.

Kujtojmë se e ndjera është vrarë pasditen e së mërkurës në veturë, në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës.

Njoftimi i Policisë së Kosovës: 

Me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

-INFORMACION SHTESË

Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco