Ilir Beqaj i përpiktë, paraqitet në SPAK çdo të premte në 15:30

Ilir Beqaj i përpiktë, paraqitet në SPAK çdo të premte në 15:30

15:46, 01/12/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri Ilir Beqaj, ashtu siç kishte deklaruar në daljet publike nuk e ka anatemuar vendimin e drejtësisë për të, por është paraqitur sot në SPAK duke zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim për paraqitje’.

Kjo ‘vizitë’ e tij është në zbatim të vendimit të GJKKO, për t'u paraqitur në prokurori çdo të premte në orën 15:30.

Kujtojmë se më herët, u bë publike edhe vendimmarrja e GJKKO, ku gjyqtari Erjon Bani përveçse la në fuqi dy masat e sigurisë ndaj Beqajt, duke iu referuar provave të paraqitura nga SPAK, konstatoi se ka dyshim të arsyeshëm që në cilësinë e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-drejtuesit të autoritetit kontraktor që lidhi kontratën e koncesionit të sterilizimit, ai ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco