Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Gjykata greke dënon me 16.6 vite burgim shqiptarin që përplasi për vdekje 21-vjeçaren

Gjykata greke dënon me 16.6 vite burgim shqiptarin që përplasi për vdekje 21-vjeçaren

14:57, 01/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit në Selanik ka dënuar me 16.6 vite burgim një 27-vjeçar shqiptar, i cili në Nëntor 2022 kishte shkaktuar një aksident tragjik në të njëjtin qytet, duke i marrë jetën një vajze 21-vjeçare të quajtur Emanuela.

Në gjykatë u dëgjuan rrethanat e ngjarjes, ku u evidentua se shqiptari drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë dhe kishte përplasur për vdekje të renë. Ai u shpall fajtor për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen, largim nga vendi i aksidentit dhe drejtim mjeti pa patentë.

Mbrojtja kishte kërkuar ndryshimin e akuzës së vrasjes në rrugë, por gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Pas shpalljes së vendimit me 16.6 vite burg për shqiptarin, reagoi edhe nëna e viktimës, e cila ishte e pranishme në sallën e gjyqit. “Kalofsh mirë” iu drejtua shqiptarit, nëna e 21-vjeçares së ndjerë.

Ndryshe nga pretendimet e palës mbrojtëse, Prokuroria deklaroi në seancë se makina lëvizte me shpejtësi të lartë mbi normën e lejuar, ndryshe, argumentoi organi i akuzës, “nuk do ta kishte fluturuar në ajër këmbësoren”.

Prokurorja e çështjes bëri të ditur edhe vendimin e prindërve të viktimës, për të dhuruar organet vitale të 21-vjeçares.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Selanik të Greqisë në muajin Nëntor të vitit 2022, kur 21-vjeçarja Ema u përplas nga makina e drejtuar nga shqiptari, teksa po kalonte rrugën.

21-vjeçarja mbeti fillimisht e plagosur dhe pas 5 ditësh në spital ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte pësuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco