Gjashtë raste të reja me HIV në Elbasan këtë vit

Gjashtë raste të reja me HIV në Elbasan këtë vit

14:09, 01/12/2023
A+ Aa A-

1 dhjetori shënon Ditën Botërore kundër HIV-AIDS.Në Elbasan vetëm këtë vit rezultojnë 6 raste të reja. Numri total i të prekurve në vite në qark rezulton 132 persona, ku 115 prej tyre janë nga bashkia e Elbasanit.

Fatmirësisht nuk ka fëmijë të prekur, ndërsa specialistët e fushës e vënë theksin te testimi falas pasi çdo pakujdesi përkthehet në humbje jetë njerëzish.

Më të prekur prej SIDA-s në Elbasan rezltojnë meshkujt e grupmoshës 25-65 vjeç. Aktivitetit sensibilizues në Elbasan iu bashkuan nxënës shkollash, Kryqi i Kuq dhe qytetar.

Korçë, asnjë rast i zbuluar me HIV/AIDS dy vitet e fundit

Sot në ditën ndërkombëtare të luftës kundër HIV/ AIDS, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë organizoi aktivitete sensibilizuese dhe informuese sidomos për të rinjtë e shkollave 9- vjeçare e të mesme.

Nertila Sterjo, punonjëse sociale, shprehet se është rritur numri i të testuarve ku në vitin 2022 ka pasur 692 të testuar për HIV/AIDS dhe SST.

Këtë vit, sipas saj, pa përfshirë muajin nëntor, ka pasur 670 të testuar.

Testet vullnetare kryhen me tepër tek të rinjtë pasi  është grupi më në risk për t’u infektuar, te gratë shtatzana, komuniteti rom dhe përdoruesit e drogave të injektueshme.

Motoja e kësaj qendre është mbajtja nën kontroll dhe në nivele zero të infektimeve duke vijuar me sensibilizime të vazhdueshme për tërheqen e personave për kryerjen e testeve vullnetare.

Në vitin 2022 dhe 2023 nuk ka pasur raste me HIV/AIDS. Nga vitet e kaluara në Korçë janë rreth 4- 5 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco