Vdes tragjikisht punëtori në Gramsh, po punonte në ndërtimin e HEC-it në fshatin Lenie

Vdes tragjikisht punëtori në Gramsh, po punonte në ndërtimin e HEC-it në fshatin Lenie

13:02, 01/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Lenie të Gramshit, pasi ka humbur jetën tragjikisht një punëtor.

Burime bëjnë me dije se viktima është një 50-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet,i cili ka humbur jetën duke punuar në ndërtimin e HEC-it në atë fshat. Viktima ishte punonjës i kompanisë që po e ndërton.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco