Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Mafia shqiptare, ndër 3 më të rrezikshmet në Evropë’/ Lubonja: Qeveria, kupola e mafies

‘Mafia shqiptare, ndër 3 më të rrezikshmet në Evropë’/ Lubonja: Qeveria, kupola e mafies

21:38, 30/11/2023
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja u shpreh kupola e mafies në Shqipëri është qeveria.

I ftuar në ‘Open’, Lubonja komentoi deklaratën e kryeprokurorit të Napolit, Nicola Gratteri, i cili ka deklaruar se mafia shqiptare është ndër tre më të rrezikshmet në Evropë.

Ndër të tjera, analisti Lubonja tha se mafiet shqiptare në Britani po rekrutonjnë të rinjtë.

Lubonja: Grateri nuk ka folur për herë të parë, ai është kryeprokuror i Napolit dhe nëse ju kujtohet kur doli çështja e Tahirit ai ka qenë atje. Që atëherë e kam dëgjuar të flasë për mafien shqiptare. ‘Shqipëria është si Kalabria e viteve ’60’, kam dëgjuar të thuhet.

Mafie ka dy kuptime, Grateri e përdor në kuptimin krim i organizuar. Fakti që përbëhet nga njerëz dhe nga një kombësi, kjo nuk mund të mohohet nga një raport, shqiptarët dalin të parët, më pas brazilianët dhe kolumbianët. Ç’është ky krim? Pse të rinjtë shqiptarë merren me drogë? Ne e dimë ç’po ndodh me të të rinjtë në Britani. Mafiet shqiptare rekrutonin të rinjtë. Shqiptarët e kanë filluar ekonominë pas viteve ’90, ku shumica janë marrë me trafik njerëzish, prostitucion dhe te krimi, pasi s’kemi qenë të zot të ndërtojmë një shtet ku njerëzit janë të edukuar. Një shtet inkubator krimi. Te ne nuk ka mafie me kupolë, kupola është qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco