Makina përplas punonjësin e policisë në Durrës, informacionet e para

Makina përplas punonjësin e policisë në Durrës, informacionet e para

19:43, 30/11/2023
A+ Aa A-

Automjeti me drejtues shtetasin me iniciale A.F., ka përplasur shtetasin me iniciale M.A., punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

I lënduari është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco