EMRI/ Arrestohet për trafik droge, shefi i policisë së Kufirit në Korçë

EMRI/ Arrestohet për trafik droge, shefi i policisë së Kufirit në Korçë

18:54, 30/11/2023
A+ Aa A-

Është vënë në pranga nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë e Korçës.

Stilain Pasho është ndaluar pasditen e sotme.

Njoftimi  i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Korcë-Elbasan) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës Së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për ndalimin e punonjësit të policisë Kryekomisar S. P., 53 vjec, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit pranë DVKM Korçë.

Ndalimi i tij u krye kuadër të hetimeve të Procedimit Penal të vitit 2023, referuar nga Sektori i AMP Korçë, regjistruar per veprën penale të ‘Trafikimi i narkotikëve’

Nga veprimet hetimore të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës Së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, rezulton e provuar se Kryekomisar S. P., me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin e tij në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kashticë pa ju nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, si dhe duke urdhëruar vartesit e tij për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e këtij shtetasi.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e policisë Greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi–Shqipëri, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin Grek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco