‘Kokainë nga Amerika Latine, heroinë nga Siria, hashash nga Shqipëria’/ Arrestohet i shumëkërkuari i Ndraghetës

‘Kokainë nga Amerika Latine, heroinë nga Siria, hashash nga Shqipëria’/ Arrestohet i shumëkërkuari i Ndraghetës

18:34, 30/11/2023
A+ Aa A-

Arrestohet ndraghetisti italian i kërkuar prej 2018, Massimo Gigliotti. Ishte në aferë me grupin e trafikantëve shqiptarëve drejtuar nga Ismail Rebeshi.

Autoritetet italiane informojnë këtë pasdite se është ndaluar në Kolumbi i shumëkërkuari GIGLIOTTI Massimo i shpallur në kërkim prej vitit 2018 në kuadër të operacionit të koduar "Ichnos" e në akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ky operacion zbardhi aktivitetin kriminal të një grupi italo-shqiptarë që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, heroinë nga Siria dhe marijuanë nga Shqipëria.

Gjatë operacionit të koduar Ichnos, u arrestuan shqiptarët;  Ismail Rebeshi i njohur me nofkën Ermal, pikë referimi me mafian kalabreze Ndrangheta për furnizimin me drogë e kontrollin e territorit në provincat e qyteteve Romë e Milano.

Spartak Patozi i njohur me emrin "Richmond" Shkelzen Patozi i njohur me ermin "Zeni" Gazmir Gurguri i njojir me emrin "Gazi" Sokol Dervishi i njohur me emrin "Codino" (bishtaleci)  I shumëkërkuari italian i arrestuar nga policia./ Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco