Kapen 139 mijë euro cash në Portin e Barit. Destinacioni, Shqipëria

Kapen 139 mijë euro cash në Portin e Barit. Destinacioni, Shqipëria

11:51, 30/11/2023
A+ Aa A-

Guardia di Finanza Italiane e Policia doganore kanë sekuestruar 139 mijë euro cash që në mënyrë ilegale po transferohej nga Italia drejt Shqipërisë.

Paratë u gjetën gjatë një kontroll në Portin e Barit fshehur në motorin e një autobuzi ndërsa o imbarkohej në tragetin e linjës.

Paratë ishin konfeksionuar në pako nga 10 mijë euro të amballazuara me celofan e të fshehura në një fund të dyfishtë krijuar enkas pranë mottorrit.

I marrë në pyetje shoferi i automjetit nuk ka qënë në gjendje të justifikojë prejardhjen e këtij kapitali të gjetur.

Autoritetet financiare theksojnë se kontrollet në pikat kufitare e monitorimi i fluksit financiare janë një nga metodat efikase për të identifikuar kapitalet e paligjshme e që dëmtojnë ekonominë ilegale./Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco