Zbulohet se kush është trafikanti 'DP' në Sky ECC me pseudonimin Pika

Zbulohet se kush është trafikanti 'DP' në Sky ECC me pseudonimin Pika

10:15, 30/11/2023
A+ Aa A-

Komunikimet e bëra në aplikacionin e koduar Sky ECC, të zbërthyera nga autoritetet franceze dhe që i janë dhënë SPAK, kanë zbuluar një grup kriminal të trafikut të drogës.

Operacioni u finalizua disa javë më parë me arrestimin e disa personave dhe disa të tjerë të shpallur në kërkim. Grup drejtohej nga Ervin Mata.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, që posedon dosjen e plotë, ka publikuar komunikimet mes Ismail Zenelit me nofkën “Daja-Dajloki-Transporter”, Eralbi Breçanit me nofkën “Boli-Toni”, shtetasit Besmir Murati me nofkën “Kukësi” dhe përdoruesit me iniciale D.P. me nofkën “Elb-Elb Nissan”.

Por emisioni Uniko ka zbuluar se ky i fundit është Ergys Dashi, 34 vjeç, që njihej me pseudonimin “Pika”.

Ergys Dashi njihej nga autoritetet italiane si organizator i një grupi kriminal në Itali gjatë viteve 2014-2017.

Më 22 janar 2022, Ergys Dashi mbeti i vrarë në Ekuador në një atentat mafioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco