Policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Prishtinë: Liridona u vra para syve të fëmijëve të mitur

Policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Prishtinë: Liridona u vra para syve të fëmijëve të mitur

10:17, 30/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e armatosur ku mbeti e vrarë Liridona Murseli. Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:26, më rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

Në raport bëhet e ditur se në makinë ishin edhe bashkëshorti dhe dy fëmijët e tyre.

“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre”, thuhet në raport.

Njësitë policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Po ashtu me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sipas mediave kosovare, personat e dyshuar kanë qenë me një veturë të tipit BMË me targa të huaja të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco