Vrasja e gruas së Murselit tronditi Prishtinën/ Policia del me njoftim

Vrasja e gruas së Murselit tronditi Prishtinën/ Policia del me njoftim

09:23, 30/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rastin e vrasjes së gruas së Naim Murselit në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i viktimës që ishte dëshmitar i rastit. Sipas dëshmitarit, në këtë rast Naim Murselit, një person i panjohur dhe i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë. Më pas grabitësi ka qëlluar për vdekje gruan e tij.

Policia thotë se ka nisur hetimet për “Grabitje me pasojë të vrasjes”.

“Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 – 020:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësitë relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Naim Murseli njihet edhe si ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco