VIDEO/ Shihni si janë shkrumbuar banesat nga zjarri në Maliq

09:44, 29/11/2023
A+ Aa A-

Zjarri ka përfshirë 3 banesa në fshatin Pendavinj të Maliqit mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se zjarri ka rënë në banesat e qytetarëve me iniciale I.Q., Dh.Q. dhe P.V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Si pasojë e zjarrit, ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Paraprakisht mendohet se shkaku i zjarrit vjen si pasojë e një shkëndije elektrike.

 ImageImageImageImageImageImage

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco