Rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në aksin Elbasan-Librazhd

Rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në aksin Elbasan-Librazhd

09:29, 29/11/2023
A+ Aa A-

Rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Çezma e Myftarit-Kthesat e Murrashit”.

Stuhitë e shiut që ranë deri në mesnatën e kaluar bënë që nga malet aty pranë të shkëputen masivë të mëdha gurësh dhe masash shkëmbore duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Korrespondenti i Klan News, Fatos Salliu bën të ditur se nuk raportohen dëme në njerëz, por mjetet kanë pësuar dëmtime të ndryshme, kryesisht në goma për shkak të gurëve.

Për zhbllokimin e rrugëve janë angazhuar vetë drejtuesit e automjeteve deri në mbërritjen e kompanisë që mirëmban këtë aks rrugor. Gjatë natës, deri në orët e para të mëngjesit është punuar për largimin e gurëve dhe mbajtjen hapur të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.

Edhe qyteti i Librazhdit u përfshi nga rrebeshe të mëdha shiu duke shkaktuar përmbytje dhe dëme në njësi tregtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco